Shkaktari mund t’ia hedhë pa dënim! Kërkohet ekspertim për celularin e Erdgys Arrazit. Kush është dëshmitarja kyç dhe precedenti i 2016

Ishin bashkëshortë, jetonin nën të njëjtën çati. Por kishin kohë që nuk komunikonin me njëri-tjetrin.

Këtë e vërteton telefoni i Erdgys Arrazit që është këqyrur nga polica e Shkodrës dhe që i është përcjellë policisë shkencore në Tiranë për riekspertim e për të rikthyer komunikimet me të shoqen Alma Arrazin, e cila u vetë mbyt së bashku me tre fëmijët. Burimet e TCH konfirmuan se dëshmitare kyç për vijimësinë e hetimeve ndaj të akuzuarit Erdgys Arrazi arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes do të konsiderohet kunata e tij, që është njeriu i fundit që takoi të ndjerën pak përpara se ajo të vetëvritej.

Megjithëse 31-vjeçari është i paraburgosur, për prokurorinë është e rëndësishme gjetja e provave shtesë që do siguronin dënimin e tij për shkaktim vetëvrasjeje përmes dhunës psikologjike, që kulmoi shtatë muaj më parë kur kryefamiljari nisi një lidhje jashtë martesore. Gjetja e provave shtesë nevojitet për shkak të një hetimi të mëparshëm pothuajse të ngjashme ku nga largimi i nënës dhe konflikteve të xhelozisë, Naum Toshi mbyti dy djemtë dhe u vetëvar.

Tragjedia e 5 dhjetorit 2016 përfundoi në gjykatë dhe siç përmendet në shkresa kryefamiljari kërkoi ndihmë në polici për largimin e të shoqes me të cilën kishte patur konflikt, teksa Marsela Toshi denonconte se burri i kërkoi të ikte nga shtëpia. Nëna e dy fëmijëve të ndjerë menjëherë pas tragjedisë u vendos nën hetim dhe ndaj saj u ngrit akuzë.

Në fund të 2023, Gjykata e Lartë tha tragjedia që tronditi vendin ku babai mbyti dy djemtë njëri katër vjeç dhe tjetri 7 vjeç nuk ndodhi për shkak të nënës dhe se gruaja duhet dënuar për braktisje të të miturve.

Në dosje përmendet se si babai i dy djemve përpara se të ndërmerrte vrasjen e dyfishtë dhe ti jepte fund jetës kishte shkruar “unë po iki po i marr dhe dy fëmijët që të mos jetë jetim, pa nënë e pa babë. As në shtet nuk i lë dot se do kenë një emër tjetër. Në këto dorëshkrime ai shkruan mbi marrëdhënien konfliktuale. “Erdhi në datën 4 dhjetor. Kërkoi çfarë i duhet dhe iku me atë që do. Me zor nuk e mbaj dot ma nxiu jetën kjo martesë”.

Në fashikull prokuroria mblodhi si prova dëshmitë e familjarëve dhe këqyri edhe sistemin TIMS ku provoi se nëna i kishte braktisur.

Ky rast analogjik pritet të merret si orientim nga grupi i hetimit i cili këmbëngul se do të ripyetet motra e të ndjerës, por edhe disa persona të tjerë.

Related Posts

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kërkon fletarrestime për Netanyahun dhe liderët e Hamasit, ja për çfarë akuzohen

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka thënë se hënën se ka kërkuar lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe për liderët kryesorë…

Dasma që zemëroi katolikët/ Deklarata: Martesa mes personave të së njëjtës gjini është e…

Kisha Katolike Shqiptare ka shprehur shqetësimin e saj dhe kundërshtinë në lidhje me një martesë të së njëjtës gjini të celebruar, në kryeqytet. Kisha Katolike distancohet duke…

Foto/ Turisti i huaj nudo në mes të Durrësit, ndalon për të fotografuar…

Një turist i huaj duket se ka zgjedhur një mënyrë të “veçantë” për të shëtitur nëpër Durrës… nudo. Ai është fotografuar nga qytetarë, teksa ndodhej në qendër…

Pas sherrit në BBV, Jetmiri ironizon produksionin dhe thumbon Heidin(Foto)

Jetmir Salaj u bë pjesë e BBV3, por rrugëtimi i tij nuk zgjati shumë. Që në fillim ai mendonte se produksioni e censuronte, i fikte mikrofonin dhe…

Foto nga ceremonia/ Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë –

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe njëkohësisht e bija e Shyhrete Behlulit, Engjellushe Salihu i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është fejuar me një djalë të quajtur Mërgim…

Pak momente para rrëzimit, dalin pamjet e presidentit iranian brenda helikopterit

Televizioni shtetëror iranian publikoi një pamje video nga brenda helikopterit përpara se të rrëzohej, ku shfaqej presidenti Ebrahim Raisi me ministrin e Jashtëm Hossein Amirabdollahian. Videoja tregon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *